28.8 C
Skopje
E martë, 17 Qershor, 2025

Veshjet tradicionale të Rugovës, detaje që s’i keni ditur…

Përveç tirqve dhe plisit që i ndeshim kudo tek shqiptarët, karakteristikë e burrave te kësaj treve është shalli I bardhë I cili vendoset ne kokë, I gjatë mbi 3 metra. Shalli vendoset që nga mosha 7 vjeçare e deri sa te vdesin kur edhe shërben për t’i mbuluar. Tirqit vishen me një këmishë, një brez, një jelek(xhamadan) dhe një lloj tunike(xhurdi) te zezë.
Shembuj të tirqve kemi “braies” në Gali, “kilt” në Skoci të cilat të kujtojnë kiloton bavareze.
Rugova ka veshjen e saj tradicionale ku dallime të mëdha hasim tek veshja e grave. Veshja e grave është e mbushur me qëndisma dhe rruaza me ngjyra e simbole të ndryshme. Ajo përbëhet nga këmisha prej pëlhure me mëngë të shkurtra. Mbi të vishet një fustan i qepur nga 120 pjesë, të bashkuara në një kollan. Mbi këmishë vishet një lloj jeleku i zi i cili quhet “kracë”. Nga qafa deri te beli lëshohet qysteku. Në pjesën e parme vendosen ca shami ndërsa në pjesën e pasme vendoset “pështjellaku” mbi të cilin vendoset “shoka”.
Në kokë është shamia e kuqe, nga kyçi i dorës e deri te bërryli janë mëngët e zeza si dhe çorapet po ashtu të zi. Opingat nga lëkura janë të njëjta si për burra ashtu edhe për gra.
Varësisht nga mosha ndryshon edhe veshja. Kështu, kemi llojin e veshjeve të vajzave, të grave dhe të plakave; veshjet e djemve, të burrave dhe të pleqve.

Të ngjajshme

Të fundit