Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka dalë përpara kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, me 122 vota dallim në garën për kryetar të Mitrovicës së Jugut, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se në balotazh shkojnë Peci dhe Tahiri.
“Kështu që në raundin e dytë shkon Faton Peci me 15 mijë e 830 vota dhe Arian Tahiri me 15 mijë e 708 vota”, tha Radoniqi.
Përveç tyre, në garë ishin edhe:
Gëzim Plakolli me 3,71% të votave
Qazim Nimani me 0,77% të votave
Në përqindje, Peci mori 47,94%, ndërsa Tahiri 47,57%, duke bërë të qartë se gara në balotazh do të jetë e ngushtë dhe e tensionuar.
© SYRI.net
