16.8 C
Skopje
E enjte, 28 Maj, 2026

(VIDEO) “A keni veshë, a s’keni ju”, Ahmeti i flet me tone të larta gazetarëve!

- Advertisement -

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, edhe pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, ku partia e tij pësoi humbje në disa komuna të rëndësishme, vazhdon të mos e pranojë rezultatin si disfatë, shkruan POPULLI.mk

Në një deklaratë për media, Ahmeti tha se “humbës është koalicioni VLEN”, duke tentuar të relativizojë rënien e mbështetjes për BDI-në në shumë zona me shumicë shqiptare.

Gjatë konferencës, një gazetar e pyeti nëse, pas këtyre rezultateve, ai do të tërhiqet nga politika dhe nëse pritet të ketë reforma brenda partisë. Reagimi i Ahmetit ishte i ashpër dhe me tone të larta:

“Përse të tërhiqem mor vëlla, a ke veshë a s’ke? Le të tërhiqen ata që kanë humbur!”

Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta në opinion, ku shumë e shohin si shenjë të qartë se lideri i BDI-së ende nuk është gati të pranojë realitetin e ri politik që po formohet në skenën shqiptare të Maqedonisë së Veriut. / © POPULLI.mk

https://www.facebook.com/reel/25215797971394341

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit