Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në konferencë për shtyp bashkë me liderët tjerë të Frontit Europian akuzoi rëndë koalicionin VLEN e gjithashtu edhe VMRO-në, shkruan POPULLI.mk
Ali Ahmeti: “Sot për sot temë e shqiptarëve është mbrojtja e legjitimitetit, sepse edhe më i riu që është na shtron pyetjen; pse nesër të dal unë të votoj kur dikush vendos mbi fatin tim, mbi të drejtën time më demokratike, votën. Prandaj ky është shqetësimi jonë. Nuk është shqetësimi jonë edhe 80 vjet le të jemi në opozitë, çështja e shqiptarëve të ec përpara dhe të mos kemi shqiptarë që tradhtojnë sovranin. Kjo është çështja kryesore për neve, por jo se a do të jemi apo sdo të jemi. Luftën nuk e bëjmë për pushtet, fare.” / © POPULLI.mk
