35.8 C
Skopje
E hënë, 17 Gusht, 2026

(VIDEO) “LEN” lëshoi mbledhjen në takimin e liderëve

Lidhja Europiane për Ndryshime ka lëshuar mbledhjen e sotme të takimit të liderëve në Kuvend, përcjell TV21. Në prani të kreut të Alternativës, Afrim Gashi, atij të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se në mbledhje nuk u mor parasysh kërkesa e opozitës shqiptare për anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

“Sa i përket mbledhjes së sotme në takimin e liderëve, fatkeqësisht pra duhet të ju informoj se pas lëshimit të mbledhjes nga kryetari i Parlamentit, vlerësuam se nuk ka hapësirë se pse të vazhdojmë aty, sepse një ndër pikat ishte e rëndësishme për zgjedhje fer dhe demokratike, anëtari në KSHZ”, tha Mexhiti./tv21.tv