16.8 C
Skopje
E mërkurë, 23 Prill, 2025

(VIDEO) Me vizion dhe përkushtim – Tetova po rilind nën udhëheqjen e Kasamit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar se puna për transformimin e qytetit po vazhdon me intensitet të lartë në çdo drejtim. Në një postim publik, ai ka theksuar se krahas investimeve në infrastrukturën rrugore, komuna po angazhohet edhe në mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e hapësirave publike, informon POPULLI.mk

“Tetova, që për çdo ditë po e ndërtojmë me gjithë kapacitetin tonë, po përfiton nga një qasje e balancuar mes zhvillimit urban dhe ruajtjes së ambientit,” theksoi Kasami.

Ai gjithashtu potencoi bashkëpunimin e ngushtë me Sektorin për Punë të Brendshme (SPB), që ka ndikuar në përmirësimin e qarkullimit dhe zvogëlimin e kaosit në komunikacion. Sipas tij, qytetarët tashmë ndihen më të lirë dhe të sigurt në lëvizjen e tyre nëpër qytet.

“Sigurisht kemi edhe shumë për të bërë, por e rëndësishme është se nuk jemi aty ku ishim,” përfundoi Kasami, duke dhënë një mesazh optimist për të ardhmen e Tetovës. / © POPULLI.mk

https://www.facebook.com/KasamiBilall/videos/535943546231129

Të ngjajshme

Të fundit