20.8 C
Skopje
E mërkurë, 12 Gusht, 2026

(VIDEO) Nga videot 3D deri te zhgënjimi real, Çairi ende pa parkingje në kate!

13 janar të vitit 2021, ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, publikoi një video 3D që premtonte ndërtimin e parkingjeve në kate në Çair, projekt ky që sipas tij realizohej në bashkëpunim me kryetarin e Komunës, Visar Ganiu, informon POPULLI.mk

Sot, katër vite më vonë, ky projekt mbeti vetëm një video e bukur dhe premtim bosh. Asnjë garazh, asnjë parking në kate – vetëm zhgënjim.

Çairi sot përballet me një krizë serioze të parkimit. Banorët vuajnë çdo ditë për një vend të lirë, ndërsa institucionet që premtuan zgjidhje, zgjodhën propagandën.

Premtimet e rrejshme kanë një afat skadence – dhe ky afat ka kaluar. / © POPULLI.mk

https://www.facebook.com/watch/?v=2836774849898707