Ozge është një vajzë me origjinë shqiptare e cila ka jetuar një kohë të gjatë në Stamboll të Turqisë. Nga një familje patriotike ajo tregon se babai i saj (tashmë i ndjerë) ia nguliti fëmijëve në kokë se nuk duhet të flasin turqisht në shtëpi por vetëm shqip, shkruan POPULLI.mk
Ozge njihet në rrjete sociale me emrin “Arnavut Inadi” që i bie “Inati i shqiptarit” dhe është goxha e njohur në Turqi për organizime, lidhjet me politikanët shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Ozge aktualisht jeton në Gjakovë, por që shpesh viziton Shkupin ku edhe ka prejardhjen babai i saj dhe Stambollin.
Më poshtë e keni intervistën e plotë të Ozges për POPULLI.mk
