Pesë automjete janë përfshirë nga zjarri që shpërtheu pasditën e sotme në ish poligonin nën Kala për provime të patent shoferit, ndërsa në shuarjen e tij janë kyçur katër automjete zjarrfikëse dhe 13 zjarrfikës, deklaroi Xvonko Tomevski, komandant në Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
Tomevski tha se, intevrvenimi i zjarrfikësve është kah fundi.
“Zjarri është lokalizuar dhe është ndaluar përhapja te veturat tjera. Është shkaktuar vetëm dëm material”, tha Tomevski.
Нешто опасно гори спроти стадион pic.twitter.com/B8gH4jk4Qh
— Neb. Gelevski – Bane (@banekoma) April 6, 2024
