27.8 C
Skopje
E enjte, 19 Qershor, 2025

(VIDEO) Policia ndërhyn në Këshillin e Koçanit pas përleshjes mes këshilltarëve

Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Koçanit, ndodhën momente tensionuese, të shoqëruara me incidente dhe përpjekje për konfrontime fizike midis disa prej këshilltarëve.

Atmosfera ishte jashtëzakonisht e elektrizuar, ndërsa debati midis anëtarëve të Këshillit përshkallëzoi deri në konflikt të drejtpërdrejtë verbal dhe fizik.

Në konfrontimin fizik u përfshinë këshilltarët Aki Akiov dhe koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, Mirce Stojkov.

Siç raportohet, në këtë incident ka intervenuar edhe policia.

Të ngjajshme

Të fundit