Një marsh historik ndërkombëtar me moton “Marsh botëror për në Gaza” do të zhvillohet nga data 12 deri më 20 qershor, duke përfshirë më shumë se 20.000 persona nga 32 shtete të ndryshme të botës, informon POPULLI.mk
Pjesëmarrësit do të udhëtojnë drejt Gazës me misionin për të dërguar ndihma humanitare direkte për banorët e goditur nga kriza, veçanërisht personat dhe familjet në nevojë të thellë.
Ky aksion përfaqëson një solidarizim të gjerë ndërkombëtar me popullin palestinez dhe një thirrje për paqe, dinjitet dhe drejtësi.
Kryesorja e këtij aksioni është aktivistja Greta Thunberg dhe (FFC – Freedom Flotilla Coalition).
Për më shumë informacione dhe detaje rreth itinerarit, mënyrës së pjesëmarrjes apo mënyrave për të kontribuar, vizitoni faqen zyrtare: www.marchtogaza.net
https://x.com/i/status/1929258284764016989
© POPULLI.mk