-3.2 C
Skopje
E martë, 30 Dhjetor, 2025

(VIDEO) Sul’mohet stafi dhe lojtarët e KB Çairit në Kumanovë!

Një incident i rëndë ka ndodhur në Kumanovë, ku disa huliganë kanë sulmuar dhe fyer autobusin e KB Çairit, duke bërtitur slogane të rënda si “Shqiptar i vdekur!”, informon POPULLI.mk

Atmosfera armiqësore brenda sallës sportive ka detyruar basketbollistët nga Çairi të futen tre herë në zhveshtore, pasi ndeshja u rrezikua nga tensionet. Gjatë gjithë takimit janë dëgjuar ofendime të rënda, përfshirë edhe thirrjen famëkeqe “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur!”.

Për shkak të situatës së krijuar, autoritetet kanë urdhëruar largimin e publikut nga salla, ndërsa në përfundim të takimit, ekipi i Çairit është përcjellë nën masa të rrepta sigurie dhe mbrojtje policore.

Ky akt i turpshëm dhe i papranueshëm dëshmon për nevojën e menjëhershme të masave të rrepta ndaj racizmit dhe dhunës në sport! / © POPULLI.mk

https://www.facebook.com/reel/1460550488684048

Të ngjajshme

Të fundit