Me pjesëmarrje të personaliteteve të ndryshme në komunën Çair të Shkupit ditë më parë është përuruar rruga që mban emrin e veprimtarit të lirisë së Kosovës të njohur me nofkën “Mandela i Ballkanit”, Adem Demaçi.
Me rastin e përurimit të rrugës u organizua një aktivitet ku morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, Izet Mexhiti, zv/shefi i Misionit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Prindon Sadriu, mbesa e Demaçit, Fitore Shahini, të ftuar të tjerë dhe banorët e Shkupit, mirëpo i gjithë ky eveniment është bërë mollë sheri edhe në qytetin e Shkupit.
Kryetari i Komunës së Çairit Ganiu, nga ana e tij tha se po lënë edhe një gjurmë historike për shqiptarët e Shkupit, “po e jetësojnë veprën e një njeriut gjigand”.
Pak ditë më vonë, kryetarja e Qytetit të Shkupi Danella Arsovska ka dorëzuar në Këshillin e Qytetit nismë për të ndërruar emrin e rrugës “Adem Demaçi” dhe kthimin e emrit të vjetër “Brigada e Dytë Maqedonase”.
“I bëj thirrje të gjithë këshilltarëve të Qytetit të Shkupit të votojnë për këtë propozim, përmes të cilit do të përmirësohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarë të brigadës së dytë maqedonase që kanë dhënë jetën për Maqedoninë”, thuhet në arsyetimin e Arsovskës.
Agjencia e lajmeve Zhurnal ka pyetur kreun e komunës së Çairit se a është miratuar ndryshimi i emrit të rrugës nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, pasi që atë e ka bërë Këshilli i komunës së Çairit, derisa ai në arsyetimin e tij thotë se në bazë të nenit 36 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe nenit 4 të Ligjit për përcaktimin e emrave të rrugëve Këshilli i Qytetit të Shkupit ka sjell vendim për ndryshimin e emrave të rrugëve në nivel të Qytetit të Shkupit, përfshirë edhe rrugët e Komunës së Çairit.
“Në bazë të nenit 36 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe nenit 4 të Ligjit për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore, publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut me numër 66/2004,55/2007,145/2010,136/2011,163/2013 dhe 147/2015, Këshilli i Qytetit të Shkupit ka sjell vendim për ndryshimin e emrave të rrugëve në nivel të Qytetit të Shkupit, përfshirë edhe rrugët e Komunës së Çairit. (Në bashkangjitje e keni linkun për të parë vendimin për ndryshimin e rrugëve – https://skopje.gov.mk/media/6648/ulici.pdf )”, ka deklaruar kështu Ganiu për Zhurnal.
Ndërkohë që i pyetur se kush i ka kompetencat për rikthimin e emrave të mëparshëm ashtu siç ka kërkuar Arsovska, Ganiu thotë se as përcaktimit të listës me emrat nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, Komunat e Qytetit të Shkupit japin mendim për të njejtën.
“Qyteti i Shkupit ka kompetencë për të nis procedurën për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore, me vendim që duhet të miratohet në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Këto ndryshime në kuadër të Këshillit të Qytetit të Shkupit miratohen me votim të dyfishtë (Parimi i Badinterit), me shumicë votash nga këshilltarët prezentë, si dhe shumicë votash nga këshilltarët e komuniteteve që nuk janë shumicë në kuadër të Qytetit të Shkupit. Pas përcaktimit të listës me emrat nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, Komunat e Qytetit të Shkupit japin mendim për të njejtën”, sqaron Ganiu.
Ndryshe, Arsovska apeloi që kjo nismë të mos politizohet dhe të mos keqpërdoret për rritjen e tensioneve ndëretnike. Ndërkohë Arsovska shkon edhe më tej duke i propozuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që në Prishtinë të emërtojë një rrugë me emrin e revolucionarit maqedonas Todor Aleksandrov, i cili sipas saj ka bashkëpunuar me Hasan Prishtinën, Hasan Bejta dhe Bajram Currin në luftën kundër okupimit të mbretërisë
