VLEN në një postim në Facbeook thanë se, Pas më shumë se 50 vjetësh, po nis një projekt historik që rikthen Çarshinë e Vjetër në identitetin e saj autentik dhe e ngre në një nivel të ri zhvillimi. Ky është investimi më i madh i këtij lloji, një ndërhyrje e thellë infrastrukturore në 1.567 m², me standarde moderne dhe vizion afatgjatë.
Po zgjidhen problemet nëntokësore me ujësjellës dhe kanalizim të ri, po ndërtohet rrjet modern elektrik dhe fibër optike, ndërsa rrugicat po marrin frymë të re me gur travertin dhe ndriçim tradicional. Ky investim, me vlerë rreth 29 milionë denarë, përfshin edhe rindërtimin e rrugëve përreth, duke e trajtuar Çarshinë si një tërësi funksionale.
Dikur, zhurma e çekanit ishte ritmi i jetës në këtë Çarshi. Sot, ajo zhurmë po zëvendësohet nga një tjetër jehonë, jehona e zhvillimit, e investimit dhe e rikthimit të krenarisë së Çairit.
Ky projekt u prezantua nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në prani të Zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali, duke dëshmuar se VLEN është forcë e veprimit dhe e vizionit për qytetarët. Çairi po zhvillohet. Çarshia po rilind. Ky është hap i madh drejt një të ardhmeje më të gjallë, më ekonomike dhe më autentike, një jehonë që do të mbetet brez pas brezi.
