8.8 C
Skopje
E hënë, 20 Tetor, 2025

VLEN dhe AKI baraz në Butel, VMRO ruan kryesimin me nëntë këshilltarë

Rezultati i zgjedhjeve të 19 tetorit, në Komunën e Butelit ka nxjerrën tetë këshilltarë nga 19 këshilltarë sa ka gjithsej Këshilli i Komunës së Butelit, transmeton Portalb.mk.

Në përbërjen e re të Këshillit, do të jenë katër kandidatë të koalicionit VLEN, katër të koalicionit AKI, nëntë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe një nga LSDM-ja dhe E majta.

Këshilltarët e AKI-s që kanë siguruar ulëse në Këshill janë: Linkest Lumani, Senijat Nuhi, Fatmir Ismaili dhe Armend Murseli; ndërsa këshilltarët e VLEN-it janë: Behar Rexhepi, Usein Ramadan, Albesa Raman dhe Xhemail Zendelovski.

Në garën për kryetarin e Komunës së Butelit, kanë marrë pjesë tri kandidatë. Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE mori 52.96 % të votave, Isameedin Azizi nga AKI mori 28.17 %, ndërsa Olivera Livriniq nga LSDM-ja mori 9.35 përqind.

Të ngjajshme

Të fundit