9.8 C
Skopje
E diel, 18 Tetor, 2026

VLEN e pranon humbjen në Bërvenicë

Partia VLEN ka pranuar se kandidati i tyre nuk ka arritur të fiton votat e mjaftueshme për të kaluar në raundin e dytë në zgjedhjet në Bervenicë, njofton Portalb.mk.

“Nga informatat që i kemi marrur, kandidati jonë nuk e ka kaluar raundin e parë”, deklaroi Driton Sulejmani nga VLEN, i cili i falënderoi banorët e Bërvenicës për pjekurinë e treguar dhe e cilësoi procesin votues si evropian.

Sulejmani nga VLEN premtoi që do të mbështetë komunat shqiptare, pavarësisht kush i udhëheq.

Ai tha se partia ende nuk ka vendosur nëse do t’i jep përkrahje Arkin Jahijit të AKI-së i cili shkon në balotazh me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski.