1.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

VLEN finalizon kandidatët për zgjedhjet lokale

Koalicioni VLEN ka arritur marrëveshje për emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të ardhshme. Sipas burimeve brenda koalicionit, marrëveshja është arritur gjatë një takimi të mbajtur ditën e djeshme, ku është harmonizuar qëndrimi mes partnerëve për garën në pothuajse të gjitha komunat me shumicë shqiptare, informon POPULLI.mk

Në vijim, lista e kandidatëve të dakorduar deri më tani:

  • Çair – Izet Mexhiti

  • Tetovë – Bilall Kasami

  • Kërçovë – Fatmir Limani

  • Gostivar – Fadil Cana

  • Saraj – Muhamed Elmazi

  • Dibër – Fisnik Mela

  • Bogovinë – Feti Abazi

  • Tearcë – Daut Memishi

  • Zhelinë – Blerim Sejdiu

  • Bërvenicë – Haqim Ramadani

  • Studeniçan – Afet Jashari

  • Likovë – Nexhmedin Sadiku

  • Vrapçisht – Hamit Shabani

Sa i përket Haraçinës, ende nuk ka një vendim përfundimtar – zgjedhja pritet të bëhet mes dy kandidatëve potencialë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë deri tani.

Koalicioni VLEN pritet të zyrtarizojë të gjithë emrat në ditët në vijim, ndërsa paralajmëron një fushatë dinamike dhe me fokus në ndryshim dhe reformë në nivel lokal. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit