Koalicioni VLEN do të mbajë sonte tubim në Komunën e Çairit, ku pritet të marrë pjesë një numër i madh qytetarësh, simpatizantësh dhe përfaqësuesish të strukturave partiake, informon POPULLI.mk
Ky tubim konsiderohet ndër më të rëndësishmit të fushatës, pasi Çairi shihet si një nga komunat me simbolikë të veçantë politike për VLEN-in dhe kandidatin e saj për kryetar komune, Izet Mexhitin.
Tubimi do të zhvillohet te stadiumi i Çairit, duke filluar nga ora 19:00, ku pritet që liderët e koalicionit të mbajnë fjalime programore dhe të përcjellin mesazhe për bashkim, ndryshim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se ky është momenti për të treguar fuqinë qytetare dhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë. / © POPULLI.mk