Sonte (e premte, më 20 qershor), në ora 19:30, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bëhet hapja dhe promovimi i strukturës së Shtabit Qendror të VLEN-it për zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut, informon POPULLI.mk
“Ky është një moment i rëndësishëm që shënon fillimin e organizimit të përbashkët të koalicionit VLEN drejt një ndryshimi të madh politik” thonë nga VLEN.
Me këtë rast, do të prezantohet struktura udhëheqëse që do të mbajë peshën e fushatës dhe do të udhëheqë rrugën e VLEN-it drejt fitores.
Nga Koalicioni VLEN, ftojnë të gjithë qytetarët, aktivistët, simpatizantët dhe përkrahësit që të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje simbolike dhe mobilizuese. / © POPULLI.mk