15.8 C
Skopje
E enjte, 19 Qershor, 2025

VLEN krijoi organin e përbashkët, Qendrën për Komunikim

Koalicioni VLEN ka zyrtarizuar sot krijimin e një organi të përbashkët, Qendrën për Komunikim. Zëdhënës i koalicionit është emëruar Fari Hiseni, ndërsa Albi Qamili do të shërbejë si koordinator-sekretar organizativ, informon POPULLI.mk

“Qendra për Komunikim do të jetë mekanizëm për komunikim me publikun, ndërsa ndër kompetencat tjera janë edhe zhvillimi i strategjive, zhvillimi dhe mbikëqyrja në mediat sociale etj. Si rrjedhojë, paralelisht me këtë organ, promovojmë edhe web-faqen e re të përbashkët. Themelohen kanale të reja të komunikimit, të gjitha kanalet e komunikimit të koalicionit, përfshi rrjetet sociale, do të menaxhohen nga kjo Qendër”, tha mes tjerash Hiseni. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit