39.8 C
Skopje
E martë, 22 Korrik, 2025

VLEN kritikon kandidaturën e Bujar Osmanit për Çairin – BDI thonë se sulmet nuk e zbehin punën e ish-ministrit më të suksesshëm

Brenda vetëm katër viteve si ministër, Bujar Osmani shkoi 11 herë për takime në Beograd, por asnjëherë në Prishtinë, thuhet në reagimin e VLEN, duke kritikuar kandidaturën e Bujar Osmanit për kryetar të Komunës së Çairit. Sipas tyre, Osmani asnjëherë nuk është interesuar për projekte në Çair.

“Në Shkup priti edhe ministrin rus Sergej Lavrov, ndërsa ishte pjesë e rregullt e “koreografisë” së shëtitjeve dhe darkave me Aleksandar Vuçiqin. Shqiptarëve u ofroi vetëm diplomaci me selfie, integrime evropiane të bllokuara dhe marketing për veten. Bujar Osmani duket më i lumtur në mesin e diplomatëve serbë sesa me bashkëqytetarët e tij nga Çairi. Nuk ka ndihmuar askënd, nuk është gjetur pranë askujt në Çair, nuk i është përgjigjur askujt në telefon. Në Çair nuk ka ndihmuar për asnjë shkollë të re, nuk ka qenë i pranishëm kur ndërtoheshin rrugë e bulevarde, as kur bëheshin çerdhe e kënde lojërash”, thonw nga VLEN.

Kundërreagim i shpejtë erdhi nga BDI-ja. Qeveria që u shpall nga 461 eurodeputetë si një instrument i botës serbe, sot po përpiqet të hedhë hije mbi punën e Ministrit më të suksesshëm të Jashtëm që ka pasur vendi, thonë ata.

“Sulmet që vijnë nga një qeveri që i shërben botës serbe, nuk e zbehin punën e Bujar Osmanit përkundrazi, janë kompliment për të dhe dëshmi e drejtësisë së rrugës së tij. Anëtarësimi në NATO u përmbyll gjatë mandatit të tij, fillimi i negociatave për anëtarësim në BE u arrit nën drejtimin e tij si Ministër i Jashtëm, kryesimi i OSBE-së në vitin më sfidues të organizatës, duke shpëtuar praninë në Shkup dhe vetë institucionin, hapja e Dialogut Strategjik me SHBA-të, si themel i një partneriteti të ri, harmonizimi 100% me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, për herë të parë në historinë e shtetit, etj”, thanw nga BDI.

Reagime për kandidaturat e para ka pasur edhe në rrjetet sociale. / Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit