Ministri Besar Durmishi zhvilloi një takim tejet të frytshëm me diasporën shqiptare në Berlin, në një atmosferë respekti dhe bashkimi. Ky takim shënon edhe njëherë rëndësinë që diaspora shqiptare ka në vizionin tonë për një shtet më të lidhur, më gjithëpërfshirës dhe më pranë qytetarëve të tij, kudo që ata jetojnë.
Gjatë diskutimeve u adresuan sfidat e përditshme të shqiptarëve në Gjermani, si dhe mundësitë e reja për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet diasporës dhe institucioneve tona. VLEN vlerëson lart energjinë, përkushtimin dhe sukseset e bashkatdhetarëve tanë, të cilët me kontributin e tyre e nderojnë vendin dhe e përfaqësojnë denjësisht në arenën ndërkombëtare.
Roli i diasporës mbetet thelbësor në avancimin e iniciativave që prekin drejtpërdrejt jetën e tyre dhe zhvillimin e vendit. Prandaj, institucionet tona do të vazhdojnë të mbajnë një komunikim aktiv, të sinqertë dhe të strukturuar, duke garantuar përfshirje dhe informim të vazhdueshëm.
Takimi në Berlin forcoi bindjen se e ardhmja ndërtohet më mirë kur bashkëpunojmë me respekt, me vizion dhe me ndjenjën e përbashkët të përkatësisë, që shqiptarët e ruajnë me zemër kudo në botë.
