9.8 C
Skopje
E diel, 19 Tetor, 2025

VLEN reagon pas videos e cila tronditi Kërçovën

Koalicioni VLEN ka reaguar pas publikimit të një videoje që ka tronditur opinionin publik në Kërçovë dhe më gjerë, ku shihet kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim në situata që, sipas tyre, degradojnë imazhin e institucionit dhe moralin publik, informon POPULLI.mk

Në reagimin e VLEN-it thuhet se ky rast është vetëm pasqyrim i një kulture politike që për dy dekada ka mbytur përgjegjësinë dhe ka ngritur turpin në standard.

“Ky është vetëm reflektim i kulturës politike që për 20 vite ka mbytur përgjegjësinë dhe ka ngritur turpin në standard. Ne nuk gëzohemi për turpin e askujt, por kemi detyrim të themi qartë se Kërçova meriton më mirë,” thuhet në reagim.

VLEN thekson se qytetarët e Kërçovës më 19 tetor kanë mundësinë të japin përgjigjen e tyre përmes votës, duke u distancuar nga modeli i degradimit moral dhe politik.

“Kjo është arsyeja pse qytetarët e Kërçovës, më 19 tetor, kanë shansin të flasin me një zë kundër këtij modeli të degraduar,” përfundon kumtesa. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit