Këshilltarët e koalicionit VLEN në Këshillin e Qytetit të Shkupit e kryen punën. Me votë e jetësuan vendimin që projekti i madh infrastrukturor në Komunën e Çairit, në rrugën “Cvetan Dimov”, të kalojë drejt realizimit si projekt jetik për çairasit.
Ky vendim hap rrugën për zgjidhjen e një prej nyjeve më të vështira të komunikacionit në Shkup, ku çdo ditë mijëra qytetarë përballen me kolona e ngarkesa.
Pas këtij vendimi qëndron edhe këmbëngulja e zotimi i mbajtur i kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili që nga dita e parë e vendosi rrugën “Cvetan Dimov” në majë të prioriteteve, duke e kthyer këtë projekt nga premtimi në zbatim.
Projekti parashihet të realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërkomunal mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, në segmentin nga kryqëzimi me “Nikolla Karev” deri te kryqëzimi me “Xhon Kenedi”, me vlerë 150 milionë denarë dhe afat realizimi 2026–2028.
Ky projekt i votuar është një flakëresh për ata që ende nuk po mund të dalin nga fushata zgjedhore, edhe pse para katër muajsh Izet Mexhiti i shkuli me votë nga Shkupi me rrethinë.
