Sonte në sheshin “Skenderbeu” në Çarshinë e vjetër të Shkupit, koalicioni VLEN do të mbajë tubimin qëndror përfundimtar para zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit, informon POPULLI.mk
Tubimi fillon nga ora 20:30 në të cilin është paralajmëruar një festë e madhe dhe një atmosferë e nxehtë. Nga VLEN kanë bërë thirrje që çdonjëri të ketë me vete flamurin kombëtar shqiptar. / POPULLI.mk
