13.8 C
Skopje
E hënë, 26 Tetor, 2026

VLEN uron shqiptarët e Luginës për rezultatin në zgjedhjet në Serbi

VLEN ka uruar Koalicionin Shqiptar për rezultatin në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke përshëndetur fitoren e Listës Studentore dhe ndryshimin politik në Beograd.

Nga VLEN presin që qeveria e re të respektojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, t’i japë fund diskriminimit sistematik dhe pasivizimit të adresave.

Po ashtu, VLEN kërkon hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet rajonale, forcimin e bashkëpunimit dhe dialog mes Serbisë dhe Kosovës, që do të përfundojë me njohje reciproke.