15.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

VMRO-DPMNE: Kemi marrë mbi 300,000 vota! Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, do të fitonim mbi 60 deputetë

Qytetarët zgjodhën rrugën e zhvillimit dhe rritjes, thonë nga VMRO-DPMNE përmes një kumtese, ku shtojnë se në rast se nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, do të fitonin mbi 60 deputetë. Nga VMRO thonë se LSDM ka humbur mbi 111.000 vota, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

“VMRO-DPMNE me 550 këshilltarë nëpër gjithë Maqedoninë dhe qytetin e Shkupit, si dhe me mbi 300 mijë vota, është fituese absolute e zgjedhjeve lokale. Sipas modelit të D’Hondt-it, nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, me këto vota VMRO-DPMNE do të kishte mbi 60 deputetë, ndërsa LSDM në disa njësi zgjedhore do të ishte parti e tretë. Populli e ndëshkoi LSDM-në, e cila në disa vende të shtetit, përfshirë edhe qytetin e Shkupit, doli e treta, e katërta, madje edhe e pesta sipas numrit të votave të fituara. Koha e punës, përgjegjësisë dhe rezultateve vazhdon – falënderim për të gjithë ata që bënë zgjedhjen e duhur. Në këto zgjedhje, VMRO-DPMNE fitoi 12.000 vota më shumë se në vitin 2021, ndërsa LSDM pësoi një humbje prej 111.000 votash. Kjo humbje, sipas partisë, e pasqyron më së miri mosbesimin e qytetarëve ndaj politikave të gabuara, qeverisjes së paaftë dhe kuadrove joprofesionale të LSDM-së”, thonë nga VMRO.

Të ngjajshme

Të fundit