2.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

VMRO: Zëri për zgjedhje të parakohshme në LSDM po rritet

Partia opozitare maqedonase thotë se “zëri për zgjedhje të parakohshme në LSDM po rritet”. Sipas kësaj partie vetëm Kovaçevski dhe Zeçeviq janë kundër, sepse e dinë se do të humbasin dhe se pas kësaj karriera e tyre ka përfunduar.

“Kovaçevski dhe Zeçeviq duan edhe disa muaj pushtet, sepse e dinë që populli nuk do t’i zgjedhë kurrë, ata mund të instalohen vetëm pa zgjedhje si tani. Kovaçevski po ikën nga zgjedhjet në mënyrë që kompanitë e kumbarit dhe familjes së tij të ngushtë të vazhdojnë të zgjerohen në të gjithë vendin”.

“Kovaçevski dhe Zeçeviqi i tremben zgjedhjeve dhe po e mbajnë peng edhe LSDM-në edhe shtetin, dhe caktohen si kalafat të Ahmetit dhe dëgjojnë Zajazin, por edhe Strumicën. Është koha që Kovaçevski dhe Zeçeviq të inkurajohen, karriera e tyre është në shënjestër, por i gjithë vendi nuk mund të jetë peng i tyre”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE.

Të ngjajshme

Të fundit