0.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Vuçiq bisedon me Lavrov për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për situatën politike në rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për situatën politike në rajon. Vuçiq tha se e ka njoftuar shefin e diplomacisë ruse për situatën në Kosovë dhe, siç shkroi ai, për “përpjekjet e vazhdueshme për dëbimin e popullsisë sonë nga vatrat shekullore, si dhe për heshtjen e shumicës së bashkësisë ndërkombëtare”. Temë bisede, sipas Vuçiqit, ishte edhe situata në Bosnje e Hercegovinë. Vuçiq ka thënë se, gjatë një “bisede të gjatë dhe miqësore” me Lavrovin, u ra dakord që të vazhdohet me zhvillimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme dhe të thellohet komunikimi në forume, organizata dhe institucione ndërkombëtare. Beogradi ka vazhduar të mbajë marrëdhënie të ngushta me Moskën edhe pas vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit