4.8 C
Skopje
E martë, 3 Mars, 2026

Vuçiq i shqetësuar nga forcimi ushtarak i Kosovës!

Republika e Kosovës ka marrë në dorëzim dërgesën e radhës të sistemeve raketore antitank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.

Gazetarja shqiptare në Luginën e Preshevës, Ardita Behluli, e ftuar në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora Neës” foli mbi shqetësimin që ka shkaktuar armatosja e Kosovës në Serbi.

“Prej 24 orësh Presidenti Vuçiç e ka shprehur shqetësimin e tij fillimisht me armatimin që po bëhet në Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër kritikë tjetër ishte në drejtim të aleancës që kanë krijuar Tirana Zyrtare, Prishtina dhe Zagrebi, por më kritik ka qenë në drejtim të Kroacisë dhe Kosovës.

Presidenti Vuçiç në çdo deklaratë publike që ka bërë gjatë këtyre muajve ku vendi është përfshirë nga protestat anti-qeveritare ka thënë që fajin e kanë shtetet që na rrethojnë.

Në anën tjetër ne shikojmë një diskurs për vetëmbrotje që bën z. Vuçiç, duke proklamuar dhe ekspozuar forcat ushtarake. Ai ka thënë që brenda dy viteve Serbia do të armatoset me dyfishin e armatimit që ka aktualisht.

Presidenti Vuçiç fillimisht këtë kartën e rrezikshmërisë të kufijve të Serbisë e ka lidhur me Kosovën, e më pas e ka zgjeruar hartën e tij edhe në Republikën Srpska, përpos Shqipërisë dhe Kroacisë ka futur në këtë “aleancë” Sarajevën dhe Malin e Zi.

Presidenti Vuçiç duke aluduar se Serbia po rrezikohet nga shtetet fqinje e shikon këtë si një pikë për t’u shfrytëzuar me ndërkombëtarët çdo herë që ai e përdor edhe për konsum politik, pasi Serbia po përballet edhe me ndërhyrje edhe nga brenda Serbisë.

Ne shikojmë gjatë orëve të fundit qëndrime të njëjta si të pozitës edhe të opozitës në Serbi për arrestimin e Presidentit të Venezuelës nga SHBA dhe rrezikshmërisë sipas atyre të mbrojtjes së territorit të Serbisë”, u shpreh ndër të tjera gazetarja Ardita Behluli.

Të ngjajshme

Të fundit