17.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

Vuçiq refuzon dronët turq por nuk refuzon miqësinë me Ramen, kush po e ndihmon Kosovën Rama apo Erdogan?

Tensionet Kosovë – Serbi morën vëmendje globale, e u bënë shkak për shqetësim të një rajoni të tërë, që në rast të eskalimit të situatës mund të përfshihen edhe shtetet tjera, nga frika që Putin mund ta zhvendos konfliktin në Ballkanin Perëndimor vetëm përmes Serbisë. Vuçiq dy deri tre herë brenda ditës përmend luftën dhe thotë që Albin Kurti do luftë, nga ana tjetër Kurti brenda ditës përmend më shumë fjalët sovranitet, rend dhe ligj në tërë territorin e Kosovës. E nga kjo vërehet e kuptohet qartazi se kush çfarë do. Ditëve të fundit Vuçiq ka deklaruar se ushtria e Serbisë është shumë më e fuqishme se ajo e Kosovës, por ka theksuar se FSK-ja vazhdimisht po pajiset dhe armatoset, në radhë të parë nga Turqia. Dronët inteligjentë, sulmues pa pilotë, që kontrollohen nga një bazë tokësore, kanë arritur në Kosovë nga vendi prodhues i dronëve dhe gjithë sistemit përcjellës, Turqia, pas gati 7 muajsh nga nënshkrimi i kontratës me kompaninë prodhuese. Ujdia ishte firmosur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Por, është pikërisht furnizimi i FSK-së me këta dronë që e ka bërë Serbinë të tërhiqet nga blerja e tyre. Pra, Vuçiq në mënyrë shumë koncize ka deklaruar që s’i duam dronët e Turqisë sepse ia dhanë Kosovës. Por, shtrohet pyetje si mund që Rama në të njëjtën kohë të jetë mik dhe ndihmues i Kosovës dhe i dëshirueshëm për Vuçiqin në tavolinën e Ballkanit të Hapur? shkruan Zhurnal.

Ata që e ndihmojnë Kosovën nuk mund të jenë miqtë e Vuçiqit, por kjo nuk vlen për Ramen –

Vuçiq: S’i duam “Bayraktarët” e Turqisë sepse ia dhanë Kosovës. Arma që ia vështirësoi jetën Vladimir Putinit, është tashmë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ushtria në formim e sipër, është pajisur me rreth 5 dronë “Bayraktar”, siç merr vesh Klan Kosova nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë, kapacitete që tejkalojnë nevojën e FSK-së.

Dronët inteligjentë, sulmues pa pilotë, që kontrollohen nga një bazë tokësore, kanë arritur në Kosovë nga vendi prodhues i dronëve dhe gjithë sistemit përcjellës, Turqia, pas gati 7 muajsh nga nënshkrimi i kontratës me kompaninë prodhuese. Ujdia ishte firmosur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Interesimi për t’u pajisur me këtë mjet ajror luftarak kishte nisur qysh në fillim të vitit 2022, veçmas pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Por, është pikërisht furnizimi i FSK-së me këta dronë që e ka bërë Serbinë të tërhiqet nga blerja e tyre. Kështu ka deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sipas mediave serbe. Ai ka thënë se ushtria e Serbisë është shumë më e fuqishme se ajo e Kosovës, por ka theksuar se FSK-ja vazhdimisht po pajiset dhe armatoset, në radhë të parë nga Turqia.

Ajo që vërhet nga këto deklarata të Vuçiq kuptohet që refuzon ndihmën e Turqisë vetëm pasi Turqia ka ndihmuar Kosovën në forcimin dhe modernizimin e ushtrisë. Por, çështja që krijon habi është fakti se si ka mundësi që gjatë gjithë kohës miqësia Vuqiç – Rama të jetë në nivel të kënaqshëm, pra Rama si kryeministër i Shqipërisë që krekoset vazhdimisht me atë që ndihmon Kosovën, përse Vuçiq po e pranon në tavolinën e Ballkanit të Hapur pëderisa po refuzon dronët turq. Kjo krijon dilema nëse vërtet Rama e ndihmon Kosovë,

Mbështetja e Turqisë për FSK-në therrë në sy për Vuçiqin –

Viteve të fundit, ka ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, kryesisht përmes donacioneve. Vitin e kaluar, REL-i raportoi se FSK-ja merr rreth 100 milionë lira turke në vit si donacion, e të cilat i shfrytëzon për të kontraktuar blerjen e pajisjeve ushtarake po ashtu nga Turqia. Kosova dhe Turqia po ashtu kanë nënshkruar kontratë për blerjen e automjeteve ushtarake të blinduara me pajisje armatimi. Këtu janë përfshirë automjete të tipit Vuran me tërheqje 4×4, ndërkaq dhjetë të tjera të së njëjtës kompani, por të tipit KIPRi, të pajisura me armatime.

Automjetet Vuran prodhohen nga kompania komerciale turke për makina ushtarake, BMC Otomotiv në bashkëpunim me firmën më të madhe për pajisjet e mbrojtjes, Aselsan. Ankaraja po ashtu i ka dhuruar FSK-së automjete të blinduara të tipit Cobra në formë donacioni.

Kjo dëshmon se partneriteti mes dyja vendeve është në nivel të dëshirueshëm, si dhe fokusi i Kosovës është në forcimin e ushtrisë. Kjo mbase flet edhe për vizionin e lidershipit aktual në Kosovë. Një shtet i fortë duhet me doemos të ketë edhe ushtri të fortë, që pastaj të ketë edhe ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm e gjendjen e sigurisë stabile.

Shteti i Kosovës është në proces të ndërtimit që pas pavarësimit, shtet i ri por me të kaluar të vjetër. Në Kosovën e pas luftës qytetarët janë përballuar me probleme të shumta por të gjithë i ka bashkuar kërkesa dhe nevoja e njëjtë pavarësia, kjo gjë u bë realitet. Por, pas pavarësisë problemet nuk u shuan madje vetëm se u shtuan më shumë. Pas pavarësisë kërkohej një udhëheqësi që do ta ndihmoj vendin në proces të formimit e zhvillimit. Por, kaluan shumë qeverisje dhe shumë udhëheqës nga të parët e ekzekutivit, dhe së fundmi është Albin Kurit. I cili në këtë pozitë nuk është si rezultat i “aksham pazareve” e as si rezultatet i koalicioneve të ndryshme. Por, është në këtë pozitë si rezultat i votës së lirë të qytetarëve të Kosovës të cilët njëzëri mbi 50% e votuan këtë politikan që t’i prijë vendit. Dhe, këtë gjë po e bënë Kurti, nuk po i dëshpëron qytetarët. Vizioni i një lideri matet me investimet në cilën sferë i bën. Këtë po e dëshmon edhe Kurti i cili krahas të gjithë sektorëve tjerë, fokus të veçantë ka investimet në ushtri. /Zhurnal.mk

Të ngjajshme

Të fundit