Bayer Leverkusen ka fituar Kupën e Gjermanisë në futboll, pasi sonte mposhti skuadrën Kaiserslautern me rezultat 1:0.
Finalja u vendos nga mesfushori Granit Xhaka, me një supergol në minutën e 17-të.
Kjo është hera e dytë që Bayer triumfon në Kupën e Gjermanisë, të cilin e kishte fituar për herë të parë në sezonin 1992/93.
Bayer sivjet fitoi titullin e parë kampion në histori, por humbi finalen e Ligës Evropa ndaj Atalantës së Berat Gjimshitit.
