Shqiptari i Zvicrës dhe njëherit kapiteni, Granit Xhaka ka reaguar pas ndeshjes me Argjentinën ku ka thënë se kanë dalur të zhgënjyer dhe se arbitri e vrau ndeshjen me kartonin e kuq, shkruan POPULLI.mk
“Arbitri vrau ndeshjen, e kishim në dorë Argjentinën pas golit. Dolëm të zhgënjyer ndaj kampionëve të botës, mendojeni pak se çfarë paraqitje bëmë.. Të vjen keq, shumë, edhe pse rregullat janë rregulla por aty mori fund gjithçka”.




