13.8 C
Skopje
E enjte, 28 Mars, 2024

Ylli portugez i ofrohet Real Madridit

Lojtari i Manchester United, Cristiano Ronaldo i është ofruar Real Madridit me një marrëveshje afatshkurtër gjashtëmujore mes shqetësimeve për lëndimin e Karim Benzemas.

E ardhmja e Ronaldos në Manchester United është tani në rrezik serioz, me klubin që mendon të ndërpresë kontratën e tij pas intervistës së tij shpërthyese me gazetarin Piers Morgan, raporton Diario Sport, transmeton Klankosova.tv.

Agjentët e portugezit janë në bisedime me drejtuesit e Real Madridit për një kontratë gjashtëmujore.

Dëmtimi i ri i Karim Benzema në kofshë me Francën i ka hapur rrugën një ribashkimi të mundshëm.

Të ngjajshme

Të fundit