Futbollisti më i ri I skuadrës “Metalist 1925”, Baton Zabërgja është ftuar nga kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit shtator.
Edhe pse trajneri, Franko Foda ende nuk e ka bërë zyrtare listën për ndeshjet e para në kualifikimet e Kupës së Botës, ekipi ukrainas tashmë ka zbuluar emrin e parë.
Bëhet fjalë për Zabërgjën, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar ftesën e Kosovës për lojtarin. Kujtojmë se Kosova luan dy ndeshje në muajin e ardhshëm. Ndaj Zvicrës (5 shtator) dhe ndaj Suedisë (8 shtator)./Indeksonline/
