3.8 C
Skopje
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Zbardhen emrat e tre kandidatëve që do të zëvëndësojnë Pep Guardiolën

Pep Guardiola mund të largohet nga Man. Siti në verën e ardhshme, duke i dhënë fund një epoke të artë pas gati një dekade në krye të klubit. Sipas raportimeve nga “Fichajes.net”, drejtuesit e Sitit tashmë kanë përgatitur listën e kandidatëve për ta zëvendësuar trajnerin katalanas. Tre emrat kryesorë që po shqyrtohen janë: Vinsent Kompani, Roberto De Zerbi dhe Andoni Iraola.

Kompany, ish-kapiten legjendar i Sitit dhe aktualisht trajner i Bajern Munihut, shihet si figura që mund të ruajë vazhdimësinë dhe filozofinë e klubit.

De Zerbi, që tani drejton Marsejën, vlerësohet për stilin e tij modern të lojës dhe për punën me talentet e reja.

Ndërsa Iraola, trajner i Bournemouthit, ka tërhequr vëmendjen për mënyrën e lojës dhe rezultatet pozitive në Premier Ligë.

Largimi i Guardiolës do të mbyllte një kapitull të suksesshëm me gjashtë tituj kampioni dhe një trofe të Ligës së Kampionëve. Siti pritet të nisë bisedimet me kandidatët e përzgjedhur, ndërsa vendimi përfundimtar do të varet nga profili, kostoja dhe përshtatja e tyre me projektin afatgjatë të klubit./KosovaPress

Të ngjajshme

Të fundit