Kur flitet për suksese në futbollin e Kosovës, një emër që gjithmonë del në pah është ai i strategut shkupjan, Zekirja Ramadani, informon POPULLI.mk
Falë vizionit, disiplinës dhe përvojës së tij, Ramadani është shndërruar në simbol të trofeve dhe triumfeve, duke udhëhequr disa nga klubet më të mëdha të Kosovës drejt majave të futbollit.
🏆 Kampion i Kosovës
-
2016/17 | KF Trepça ’89
-
2018/19 | KF Feronikeli (Drenas)
-
2020/21 | FC Prishtina
-
2024/25 | Drita FC
Me katër tituj kampioni të Kosovës të fituara me katër klube të ndryshme, Ramadani ka dëshmuar se suksesi i tij nuk është rastësi, por fryt i punës së palodhshme dhe aftësisë për të krijuar ekipe fituese, pavarësisht sfidave.
🏆 Kupa e Kosovës
-
2018/19 | KF Feronikeli (Drenas)
Një tjetër arritje e rëndësishme në karrierën e tij, duke kompletuar një sezon të artë me Feronikelin.
🏆 SuperKupa e Kosovës
-
2020/21 | FC Prishtina
Trofeu që kurorëzoi punën e tij të suksesshme me klubin kryeqytetas, duke vulosur dominimin e Prishtinës në futbollin e Kosovës.
Me një paletë të pasur trofesh dhe një CV të rrallë për trajnerët në rajon, Zekirja Ramadani vazhdon të mbetet një prej figurave kyçe në zhvillimin dhe afirmimin e futbollit në Kosovë. Çdo skuadër që ai prek, duket se është e destinuar për të shkruar histori. / © POPULLI.mk
