11.8 C
Skopje
E premte, 25 Prill, 2025

Zekolli-Shaqiri: Banka Botërore mbështet infrastrukturën lokale, 27 milionë denarë për Pllasnicën

Zv.Ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot ka qëndruar në Pllasnicë për të parë nga afër rikonstruimin e rrugës lokale “ST102”, informon POPULLI.mk

“Rikonstruksioni i rrugës lokale “ST102” në Komunën e Pllasnicës: Një hap përpara për infrastrukturën lokale
📌 Projekti në detaje:
• Gjatësia: 2 km
• Vlera e investimit: 27.089.843 denarë
• Financimi: Mundësuar nga Banka Botërore për përmirësimin e infrastrukturës lokale.
Sot zhvillova një vizitë pune në Komunën e Pllasnicës, ku së bashku me Kryetarin e Komunës, Alija Jaoski, inspektuam nga afër ecurinë e punimeve në këtë projekt.
🚧 Përfitimet e projektit:
• Përmirësimi i qarkullimit për banorët.
• Rritja e cilësisë së infrastrukturës lokale.
• Lehtësimi i jetës së përditshme për komunitetin.
Falë bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, investime të tilla po ndihmojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunave tona!” / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit