2.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Zekolli-Shaqiri: Fuqizimi i Inspektoratit të Transportit, prioritet i projektit “Twinning”

Zv.ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, mori pjesë sot në eventin hapës të projektit “Twinning”, që synon fuqizimin e Inspektoratit të Transportit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për pasagjerët, informon POPULLI.mk

Në fjalën e saj, zv.ministrja theksoi rëndësinë e këtij projekti për rritjen e sigurisë dhe efikasitetit në transportin publik, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.

“Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt një transporti publik më të sigurt dhe të qëndrueshëm. Falënderoj partnerët dhe të gjithë të përfshirët për mbështetjen dhe angazhimin e tyre”, u shpreh Zekolli Shaqiri.

Projekti “Twinning” vlerësohet si një iniciativë e rëndësishme për përmirësimin e sektorit të transportit, duke vendosur qytetarët dhe nevojat e tyre në qendër të prioritetit. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit