Zv.ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri ka ndarë një lajm tejet të rëndësishëm për çiftet e reja, ku ata do të ndihmohen në lidhje me blerjen e shtëpive, informon POPULLI.mk
“Me kënaqësi dua të ndaj me ju një lajm të rëndësishëm për të rinjt e vendit tonë. Nga fillimi i vitit të ardhshëm, Ministria e Transportit do të nisë zbatimin e projektit inovativ “Bli shtëpi për të rinjtë”, i cili ka për qëllim të ndihmojë çiftet e reja për të patur një shtëpi të tyre me kushte jashtëzakonisht të favorshme.
Si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe social, Ministria e Transportit mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive të reja për qytetarët, veçanërisht për brezin e ri që ndërton të ardhmen e vendit tonë.
Në këtë drejtim, po përgatisim planet dhe pas Vitit të Ri do të dalim me propozime konkrete mbi komunat ku mund të realizohet ky projekt dhe mënyrat se si do të mbështeten çiftet e reja për të përfituar nga kjo mundësi.
Ky projekt përfaqëson jo vetëm një ndihmë konkrete për të rinjtë, por edhe një investim në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, duke siguruar që më shumë familje të reja të ndërtojnë jetën e tyre me siguri dhe stabilitet.
Ne si qeveri do të vijojmë të jemi në shërbim të qytetarëve dhe të angazhuar për realizimin e projekteve që përmirësojnë cilësinë e jetës në vend.” / © POPULLI.mk