Zv.Ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri ka paralajmëruar për linjat e reja ajrore që do të jenë të hapura për qytetarët në vitin 2025-të, informon POPULLI.mk
“Zhvillime të reja në transportin ajror
Në takim me Drejtorin e TAV-it, z. Nejat Kurt, ndamë ide dhe informacione mbi linjat e reja ajrore, progresin aktual dhe planet ambicioze për të ardhmen. Bashkëpunimi ynë mbetet kyç për modernizimin dhe zgjerimin e mundësive në transportin ajror në Maqedoninë e Veriut.”