13.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Zgjedhjet e 100 vjetorit në Turqi

Asnjëherë më parë një vend, përveç SHBA-ve, nuk ka qenë dëshmitar i zgjedhjeve në të cilat bota i ka kushtuar vëmendje dhe ka pritur rezultatet e tyre, siç janë zgjedhjet e nesërme në Turqi.

Dy dekada më parë, Turqia ishte një vend i mjerueshëm, me një ekonomi të rraskapitur, aftësi modeste, palë konfliktuale, stabilitet të brishtë, e painteresuar për zhvillimet rajonale ose ndërkombëtare dhe me terrorizëm që e godiste pa pushim, që vrau rreth 40,000 qytetarë te saj.

Një qytet i mrekullueshëm si Stambolli nuk kishte ujë për pije rregullisht, Bosforit ishte i ndotur dhr burim që prishte ajrin e qytetit, spitalet ishin të mbushura me njerëz dhe qytetarët detyroheshin të paguanin ryshfet për t’u konyrolluar tek mjeku dhe për të marrë një shtrat në spital. Papunësia ishte në kulm, monedha po shembej dhe jeta për shumë të rinj nuk kishte asnjë shpresë horizont.

Që nga viti 2002, mrekullia e ndryshimit ekonomik dhe social e shoqëruar me stabilitet politik filloi në Turqi. Anija drejtohej nga një kapiten i aftë, i cili u ngrit në pozicionet e përgjegjësisë, zotëronte një vizion të thellë për të ndërtuar vendin e tij, punoi për të tërhequr energjitë kombëtare, modernizoi jetën publike dhe rindërtoi nyjet e pushtetit në shtet dhe shoqëri. Turqia u bë një nga vendet më të fuqishme në botë, u fut në G20 dhe filloi të prodhojë ushqimin e saj, të ndërtojë ushtrinë dhe forcën e saj ushtarake, të nxjerrë minerale, naftë dhe gaz, dhe u bë ndër të parët për sa i përket dhënies së shërbimeve, ndërtimit të rrugëve, aeroporteve, zhvillimit të arsimit, shëndetësisë, industrisë dhe bujqësisë. Pra, transformimi i Turqisë ka qenë i jashtëzakonshëm.

Megjithatë, kjo anije e udhëhequr nga Erdoğan është përballur gjithashtu me sërë stuhish /sfidash gjatë viteve të fundit. Vendi është goditur rëndë nga kriza e refugjatëve, e cila ka vënë një tendosje në burimet dhe infrastrukturën ekonomike të saj. Turqia është përballur gjithashtu me një sërë kërcënimesh të sigurisë, duke përfshirë terrorizmin dhe paqëndrueshmërinë rajonale me luftëra te vazhdueshme përreth kufijve të saj e deri tek tentimi për puç ushtarak në vitin 2016. Kriza ekonomike, inflacioni, aleancat diplomatike- ushtarake mes tjerash, janë sfidat që tangojnë vendin dhe që presin zgjidhje në periudhën në vazhdim. Këto do të formohen nga rezultati i zgjedhjeve te nesërme dhe një Turqi demokratike dhe e qëndrueshme do të përfitojë jo vetëm për vetë vendin, por gjithashtu do të promovojë paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Besoj se anija dhe kapiteni i saj, si gjatë 20 viteve të kaluara, do ta kalojë edhe këto stuhi shëndoshë e mirë do të arrijë në bregdet dhe nuk do të shembet nga drithmat dhe valët e medha të oqeanit…

Të ngjajshme

Të fundit