13.8 C
Skopje
E enjte, 19 Shtator, 2024

Zgjedhjet e 14 majit / PD dhe PBDNJ lidhin marrëveshje bashkëpunimi

PD ka nënshkruar koalicionin me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Demokratët do t’u lënë të lirë aleatëve të rinj tre bashki: Himarën, Finiqin dhe Dropullin. Pas firmosjes së marrëveshjes, kreu i PD-së Sali Berisha tha se po bashkohen për të rikthyer bashkitë në shërbim të qytetarëve dhe për të rrëzuar qeverinë “Rama”.

“Ne sëbashku, me PBDNJ bashkojmë forcat me bindjen se me 14 Maj do i japim një goditje fatale sistemit monist por nga ana tjetër ne synojmë t’ju kthejmë bashkitë qytetarëve shqiptarë.”

Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për lidhjet me ish-zyrtarin e FBi Charles McGonigal , të arrestuar në SHBA.

“Edi Rama duhet të ikë sa më parë, është e rëndë çështja penale me të cilën do të merret drejtësia në të dy vendet por ana morale është tmerrësisht e rëndë. McGonigal mund të dënohet deri në 80 vjet, absolutisht asnjë vit më pak nuk meritonn Rama se ai.”

PD lajmëroi ngritjen e komisionit hetimor për këtë çështje, ndërsa pritet të kërkohet edhe ndihmë nga SHBA.

Të ngjajshme

Të fundit