20.8 C
Skopje
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Zgjedhjet në RMV treguan revoltën e popullit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut kësaj radhe ishin një “luftë” e vërtetë.

Shkruan Elon Latifi 

VMRO DPMNE e shkatërroi LSDM-në kundërshtare (duke mos i llogaritur partitë tjera më të vogla). Në taborin tjetër e kemi Frontin Europian i përbërë nga 9 parti (shqiptare, turke, rome dhe boshnjake) të cilët kanë fituar 19-të deputetë, por që humbësi më i madh është BDI e cila rrezikoi mandatet e veta ku nga hera e kaluar (15) ka rënë nën 10-të deputetë.

Koalicioni VLEN, i përbërë nga 4 parti shqiptare ka arritur t’i marrë 13 deputetë.

Këto zgjedhje në Maqedoninë e Veriut treguan qartë një “revoltë” të popullit. Ndëshkuan LSDM-në e poashtu edhe ngritën e koalicionin VLEN!

Një gjë nuk është e sigurt; a do të vazhdojë të jetë i bashkuar edhe më tej Fronti Europian apo do t’i ikin deputetët e komuniteteve!?

Të ngjajshme

Të fundit