Pronar i klinikës “Zhan Mitrev”, mjeku Zhan Mitrev ka dorëzuar garanci prej 1 milion eurove se nuk do të arratiset në kuadër të hetimit që udhëhiqet kundër tij për vepër penale mashtrim.
Garancia, siç thonë nga Prokuroria, është dorëzuar përpara një muaji, pasi që paraprakisht Prokuroria e Shkupit me hapjen e hetimit ka urdhëruar t’i merret pasaporta, që u pranua edhe nga gjykata.
Zhan Mitrev, siç kumtoi paraprakisht Prokuroria Publike, për periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim që për personin juridik – institucion shëndetësor privat të sigurojë dobi pronësore të paligjshme, duke paraqitur fakte të rrejshme i ka hutuar pacientët e mjekuar nga KOVID-19 me metodën e hemofiltrimit.
Nga Prokuroria Publike Shkup, konfirmuan se doktor Zhan Mitrev është thirrur për t’u marrë në pyetje për disa rrethana të caktuara lidhur me një lëndë të formuar pas zërave të dalë të PTHP Shkup.
Prokuroria më 18 korrik të këtij viti, pas zërave të dalë e formoi një lëndë, pasi IRL e publikoi një hulumtim për punën e spitalit klinik “Zhan Mitrev” dhe doktor Zhan Mitrev. /Portalb