Në komunën e Çairit, është punuar aq shumë sa që Çairi mezi po merr frymë nga zhvillimi.
Rrugët, trotuaret, parqet – të gjitha janë në gjendje aq perfekte, saqë edhe Google Maps heziton t’i përditësojë hartat. Po të kishte komuna jo një, por dy si kryetari aktual, Çairi me siguri do konkurronte Dubain për ndriçim, Zvicrën për rregull dhe Norvegjinë për standard.
Vetëm se, për fat të mirë, ka një të vetëm – përndryshe do rrezikonim mbingarkesë nga progresi.
Nga gjithë kjo punë titanike, në zyrat e komunës nuk ka më vend për projekte të reja. Është arritur kulmi i zhvillimit – çdo gur është kthyer, çdo ide është realizuar (në letër).
Tashmë, prioriteti kryesor duket se është promovimi i punëve të bëra… ose të paktën i atyre që tingëllojnë mirë në statuset e Facebook-ut. Se realiteti është luks që vetëm qytetarët e zakonshëm e përjetojnë.