-3.2 C
Skopje
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Zikaltërit drejt afrimit të pestë

Inter pa frena në merkato, zikaltërit kanë gati goditjen e pestë.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë siguruar katër përforcime dhe tani kanë gati edhe të pestin.

Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic, Nikola Zalewskit, Luis Henriques dhe Bonny, ndërsa kanë gati edhe goditjen e rradhës.

Calciomercato, raporton se drejtuesit e Interit po punojnë tani për afrimin e mbrojtësit të Parmas, Giovanni Leoni.

Leoni është edhe në shënjestrën e Milanit dhe pritet të kemi një derbi në merkato për shërbimet e tij.

Për Leonin, Parma kërkon 30 milionë euro dhe Inter do të duhet ta financojë këtë operacion nga shitja eventuale e Bisseck.

Të ngjajshme

Të fundit