7.8 C
Skopje
E premte, 13 Shkurt, 2026

“Zjarri në spitalin modular Tetovë” / Furkan Saliu: Një ditë drejtësia do t’iu kap!

Ministria e vetëqeverisjes lokale e anulon tenderin për modularen e Tetovës për shkak të parregullsive.
I njëjti tender hapet sërish nga Ministria e shëndetësisë. Tenderin e fiton kompania #Brako, specifikat e tenderit i përgatit Vanja #Andonova, person që pas ikjes së Filipçes nga shëndetësia punësohet pikërisht në kompaninë Brako.
Në ndërkohë mbykqyrësit konstatojnë gabime serioze në ndërtimin e spitaleve modular.
VENKO #FILIPÇE nënshkruan aneks shtesë në katër sy me kompani që është kompani motër e Brako-s. Aneks që nuk publikohet as në faqen e Prokurimeve publike që është obligim ligjor.
E në ndërkohë digjet edhe spitali modular dhe merr jetën e 14 personave.
Prokurorja Lejla Kadriu kërkon që të bëhet ekspertizë e instalimit elektrik. Personi që e ka instaluar nuk ka pas licencë. #Kadriu largohet nga Prokuroria kurse raporti mbyllet në sirtarë.
Ekspertizën e ekipit gjerman që i gjithë shteti e priste me padurim e ka konstatuar të njëjtën…. Edhe aj raport është mbyllur në një sirtar.
Prokurorët BESIR #ALIU, VILMA #RUSKOSKA, ELIZABETA #JOSIFOSKA, HANEFI #AMETI, DEJAN #PETRESKI, ZORICA #PAVLOVIQ në krye me LJUBOMIR #JOVEVSKIN njëzëri vendosin që të ngritët akuzë vetëm për drejtorin ekonomik dhe drejtorin medicinal.
Venko Filipçe jep dorëheqje, #Zaev nuk e pranon… Me shumë gjasa duke menduar se nëse fundosen, do të fundosen të dytë. Që të dytë tërhiqen me arsyetimin se i humbën zgjedhjet lokale.
Tanimë po bëhet e qartë se përse janë shoqëruar edhe pas politikës. Që të dytë janë frikësuar njëri-tjetrit se kush po flet i pari.
Jo të respektuar, kjo fotografi është e një vajze që po qan për nënën e vet të cilën nuk mund as ta njeh sepse është tërësish e djegur. Me të bashkë edhe 13 persona tjerë. Në vend se t’ia lehtësoni dhimbjen, ju vendosët ta mbroni Angjushevin.
Drejtësia do t’iu kap. Një ditë DREJTËSIA do t’iu kapë!

Të ngjajshme

Të fundit