Zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot në Gostivar tha se rikualifikimi dhe arsimimi dual janë prioritet për mbajtjen e punëtorëve në vend. E në transmetimin e TV21 në Facebook reagoi Valon Bela nga Lëvizja Besa, i cili tha se për 7 vjet qeverisje janë mbyllur 7.000 kompani, e në komentin e Belës reagoi Bytyqi me një koment, i cili thotë që ai nuk është 7 vjet në pushtet, por është më pak se tre vjet.
