15.8 C
Skopje
E shtunë, 2 Maj, 2026

Zv. Ministri i MPB, Iseni sqaron për patrullimin e policëve serb në RMV

Reagim

Që nga viti 2014 në RMV gjatë sezonit të verës patrollojnë policë nga vendet fqinje siç janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut intensivisht bashkëpunon me shtetet fqinje në mënyrë të shkelqyer në fushën e sigurisë duke nënshkruar marrëveshje, protokole dhe memorandume bashkëpunimi. Ne vazhdën e këtij bashkëpunimi policor, Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar edhe protokolle bashkëpunimi gjatë sezonit turistik të vitit 2014 me këto shtete: Shqipëria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia.

Këto protokole janë implementuar intensivisht dhe çdo sezon turistik bëhet shkëmbimi i zyrtarëve policor në vendet turistike. Për momentin në Maqedonine e Veriut, konkretisht në Ohër, gjenden zyrtarë policor nga Shqipëria dhe ne bazë të reciprocitetit kemi zyrtarë policorë nga MPB-ja e RMV-së edhe në Shqipëri, në Mal të Zi dhe tani nga Serbia.

Të ngjajshme

Të fundit